Çudia e Tiranës

Futboll

Çudia e Tiranës

Më: 9 janar 2024 Në ora: 15:58
Tirana

Tirana është padyshim klubi më i titulluar dhe më i madh i Shqipërisë.

Mbi 50 trofe të mbledhura gjatë më shumë se 100 viteve histori dëshmojnë rrënjët e kësaj skuadre.

Një skuadër që ka pasur në zemër drejtues të mëdhenj edhe bujarë.

Tej parave që gjithmonë te Tirana janë hedhur dhe po hidhen, duket se e meta e kësaj Tirane janë njerëzit që njohin futbollin, njerëz që janë pjesë e bardhebluve apo që dinë nga futbolli.

I fundit që zbriti nga anija bardheblu, mes zyrtarëve ishte Tefik Osmani. Ky i fundit që ishte edhe krahu i djathtë dhe njeriu më i besuar i Refik Halilit te Tirana, pati fatin e të shumtëve. La në mes projektin duke braktisur nënkampionët.

Në këtë moment që flasim bardheblutë nuk kanë as drejtor teknik, as drejtor sportiv, as kryetrajner të klubit. Edhe kryetrajneri i Akademisë ka kaluar tek ekipi i parë si drejtuesi i skuadrës. Skuadra nuk ka as këshill trajnerësh apo këshilltarë.

I vetmi që ka luajtur futboll dhe që është drejtues, mbetet Grent Halili, por ky i fundit është drejtuesi i Akademisë dhe që prej kohësh po mundohet të plotësojë boshllëqet në skuadër.

Nga ana tjetër, edhe Devi Muka një emër i rëndë i Tiranës prej tre vitesh nuk duket në skuadër. Ai ishte drejtori i Akademisë dhe praktikisht një këshilltar i paçmueshëm i Refik Halilit.

Tej fjalëve, Tirana është ndoshta nga të vetmet klube në Superiore që nuk ka as drejtor teknik dhe as sportiv. Për prestigjin e Tiranës, klubi duhet të ketë një të tillë. Thjesht edhe për emër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat