Duka: Lamtumirë perandori Beckenbauer

Futboll

Duka: Lamtumirë perandori Beckenbauer

Më: 9 janar 2024 Në ora: 00:22
Franz Beckenbauer

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shprehet se Franz Beckenbauer la pas një trashëgimi të madhe, duke u shndërruar në një legjendë.

“Bekenbauer mbetet në kujtesë si një nga lojtarët më elegantë dhe më të papërsëritshëm në historinë e futbollit.

Figurë emblematike, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Europën, që gëzonte një popullaritet të jashtëzakonshëm, i pagëzuar me nofkën “Der Kaizer”.

Lamtumirë “Perandor”, faleminderit për gjithçka i ke dhënë futbollit”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat