Si shpëtoi Prishtina në Suboticë në vitin 1987? Fadil Muriqi: Shpëtuam nga më e keqja

Futboll

Si shpëtoi Prishtina në Suboticë në vitin 1987? Fadil Muriqi: Shpëtuam nga më e keqja

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 janar 2024 Në ora: 15:47
Nga e majta lartë: Abdyl Bellopoja, Darko Bellojeviq, Muhamet Kolenoviq, Xhevdet Muriqi, Gani Llapashtica, Nebojsha Pekoviq. Nga e majta ulur: Mensur Nexhipi, Sahit Kelmendi, Vlladisllav Gjukiq, Fadil Muriqi e Kujtim Shala

Ishte ditë e diel, 14 qershori i vitit 1987! Prishtinën vetëm fitorja e mbante në elitën e futbollit ish jugosllav të futbollit.

Ditë e nxehtë, temperatura 36 gradë celsius, Prishtina përballej me Spartakun në Suboticë, në krahinën e Vojvodinës.

Prishtina shënoi fitore me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Spartakut në ndeshjen e fundit të kampionatit (java e 34-të).

Shumë shqiptarë në stadium i dhanë zemër Prishtinës.

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Pejoviq në minutën e 13-të. 

Prishtina këndellet shpejt e me golat e Sahit Kelmendit në minutën e 25-të e Vlladisllav Gjukiqut në atë të 33-tën, i shkaktuan humbje me rezultat 2:1 Spartakut.

Spartaku bie nga liga e Prishtina përfundoi në vend të 14-të me 29 pikë.      

Fadil Muriqi vlerësoi ekipin e tij, duke deklaruar me 14 qershor të vitit 1987: “Për ne kjo ishte ndeshje, në të cilën do të vendosnim fatin tonë të mëtejshëm për të mbetur në Ligën e Parë.

Vendasit kaherë kishin rënë nga Liga dhe për këtë arsye luajtën pa motiv. Më shumë ambicie e dëshirë dhe me lojë dinamike shpëtuam nga më e keqja”.

Spartak - Prishtina 1:2

Stadiumi në Suboticë.
Shikues: 6.000.
Gjyqtar: Dragisha Komadiniq (Beograd), Mateo Beusan (Dobrovnik), Risto Bandalevski (Shkup).
Shënues: Pejoviq (13') - Kelmendi (25') e Gjukiq (33'). 
Kartona të verdhë: Kovaçeviq, Jeftiq - Rama e Shala.
Spartaku: Popoviq 6, Rafai 5, Sabo 6, Jeftiq 5 (Gjuriq), Kovaçeviq 6, Arsiq 6, Njari 6, Pejoviq 6 (Nikodijeviq), Slijepçiq 6, Qosiq 5 dhe Uglanin 5.
Prishtina: Shukri Paçarada 7, Xhevdet Muriqi 7,  Nebojsha Pekoviq 7 (Goran Popuvac), Gani Llapshtica 7, Abdyl Bellopoja 7 (Nazmi Rama), Muhamet Kolenoviq 7, Muharrem Sahiti 7, Sahit Kelmendi 7, Vlladisllav Gjukiq 8, Fadil Muriqi 7 dhe Kujtim Shala 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat