Rriten shpresat për Dybalan te Roma

Futboll

Rriten shpresat për Dybalan te Roma

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 23:01
Dybala

Paulo Dybala është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen ndaj Fiorentinës dhe sipas medieve italiane shtohen ndjeshëm shanset për ta parë sulmuesin si titullar në ndeshjen e së premtes në mbrëmje kundër Juventus-it që do luhet në “Allianz Stadium”.

Vendimi përfundimtar do të merret nesër, por me kalimin e orëve, situata për Dybala-n duket edhe më e favorshme.

Megjithatë, qëllimi kryesor i trajnerit Jose Mourinho është që të mos rrezikojë, duke pasur parasysh historinë mjekësore të argjentinasit.

Teksa vetë Dybala është i etur për të qenë titullar në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat