Endrick: Kam mësuar nga Suarez

Futboll

Endrick: Kam mësuar nga Suarez

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 20:03
Endrick

Endrick, sulmuesi që aktivizohet në Brazil me Palmeiras dhe që sezonin tjetër transferohet në LaLiga me Real Madrid, thekson se për të sulmuesi ideal mban profilin e Karim Benzema. Edhe pse braziliani shprehet se ka ndjekur me shumë vëmendje edhe një si Luis Suarez, sërish shton se francezi është më i kompletuar.

“Kam ndjekur shumë ndeshje të Luis Suarez, mbi të gjithë më ka pëlqyer një gol që i shënoi PSG ku kaloi Thiago Silvën dhe David Luiz. Kam mësuar shumë nga ai, plus që Suarez kontribuoi së fundmi edhe në kampionatin brazilian.

Por, jam i mendimit se Karim Benzema ka gjithçka duhet për të kompletuar profilin e sulmuesit perfekt.

Pavarësisht se tani luan në Arabinë Saudite, ai për shumë vite ishte figura kryesore e Real Madrid.

E kupton lojën në mënyrë perfekte dhe është spektakolar në të gjitha drejtimet. Ishte për disa kohë edhe lojtari më i mirë në botë. Ndërkohë, edhe Kane me Haaland kanë gjithçka duhet për t’u konsideruar si sulmuesit perfekt”, theksoi Endrick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat