Mehmeti pas fitores ndaj Teutës: Dinamo sot tregoi forcë karakteri

Futboll

Mehmeti pas fitores ndaj Teutës: Dinamo sot tregoi forcë karakteri

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 23:51
Mehmeti

Teuta dhe Dinamo janë përballur për të luajtur ndeshjen në kuadër të javës së 18-të të Superiores.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi me fitoren e dinamovitëve me rezultatin 1-2.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti.

Sa i lumtur jeni?

“Përsa i përket fitores ishte shumë e rëndësishme sepse skuadrat vinin nga rezultate jo të mira.

Tensioni shihej te lojtarë që bënin gabime të thjeshta. Më vjen keq mënyra si i marrim golat dhe nuk jemi në ekuilibër sidomos kur jemi në avantazh. E rëndësishme në këtë moment të marrim pikët. Do analizojmë dhe marrim masat çfarë mund të korrigjojmë në janar sepse fillon kampionati më 13 janar.”

Dinamo sulmon, luan por dhe vuan.

“Normalisht e vërtetë. Më vjen keq sepse shkojmë me shumë forca dhe kemi pasur shumë raste në portën e kundërshtarit.

Në fillim kishte dhe Teuta. Por normalisht kur shkon shpesh dhe nuk zgjidh situatat, ndoshta skuadra ka pak ngërç. Kishim mundësinë të mbyllnim ndeshjen 3 me 1.

Skuadra është në formatim.

Shpresojmë të marrim 2-3 elementë që do i bëjnë shumë mirë skuadrës.”

Hoxha që nuk nisi titullar.

“Faktikisht ka luajtur 8 ndeshje dhe ka pasur ngarkesa. Vinte nga dëmtimi. Nuk doja ta rrezikoja. Kjo ishte zgjedhje sepse ka qenë i lodhur dhe ka pasur shqetësime".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat