“Tuttosport”: Ish-presidenti i Juventusit nxirret jashtë nga salla

Futboll

“Tuttosport”: Ish-presidenti i Juventusit nxirret jashtë nga salla

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 16:22
Andrea Agnelli

Andrea Agnelli thuhet se ishte prezent ne konferencën e Aleksander Ceferin, por menjëherë kur ishte identifikuar ai u dëbua.

“Tuttosport” bën të ditur se ish-presidenti i Juvnetusit iu bashkua konferencës së Ceferin si qytetar, por u dëbua menjëherë pasi u pa. Ceferin iu drejtua mediave pas vendimit të Gjykatës Europiane se UEFA dhe FIFA nuk mund të dënojnë klubet dhe lojtar për pjesëmarrjen në Superligën Europiane.

Agnelli është ish-presidenti i Juventusit dhe Asociacionit Europian të skuadrave.

Konflikti me Ceferin filloi kur ai prezantoi Superligën në prill të vitit 2021. Agnelli ishte njëri ndër arkitektët kryesorë që qëndrojnë prapa krijimit të kësaj gare, përkrah Real Madrid dhe Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat