Mbrojtësi i njohur pranë rikthimit në “Santiago Bernabeu”

Futboll

Mbrojtësi i njohur pranë rikthimit në “Santiago Bernabeu”

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:19
Varane

Reali i Madridit po has shumë probleme me dëmtimet këtë sezon, teksa në mbrojtje ka plagë të mëdha që duhen kuruar në janar. David Alaba dhe Eder Militao kanë humbur sezonin dhe drejtuesit duhet të gjejnë menjëherë një zgjidhje për prapavijën.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se një rikthim i bujshëm mund të ndodhë këtë merkato, me Rafael Varan që është pranë një akordi me ish-klubin e tij.

Francezi është nxjerrë në shitje nga Erik Ten Hag, i cili nuk e sheh në planet e tij te Junajtid dhe për këtë arsye ai ka përfunduar në radarët e “mbretërorëve”.

Varan fitoi çdo gjë me Realin gjatë viteve 2011 deri ne 2021 dhe tashmë duket i gatshëm që të rikthehet dhe njëherë aty ku pati momentin më të mirë të karrierës.

Për mbrojtësin francez i interesuar është gjithashtu dhe Bajerni i Mynihut, por duket se Reali është në “pole position” për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat