Real Madridi nuk mendon për qendërmbrojtës të ri

Futboll

Real Madridi nuk mendon për qendërmbrojtës të ri

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:18
David Alaba

Real Madridi po vuan një nga krizat më të rënda të dëmtimeve, dhe në veçanti, kjo ka ndikuar në mbrojtjen e tyre.

Dani Karvajal është aktualisht jashtë fushës, por pritet të rikthehet pas vitit të ri, megjithatë David Alaba i bashkohet Eder Militaos në infermieri. Austriaku do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa Militao mund të mos kthehet deri në fund të shkurtit.

Lëndimi i Alabas i lë vetëm me Naço Fernandez dhe Antonio Rudiger si opsione natyrore mbrojtëse, megjithëse Karlo Ançelotti theksoi pas dëmtimit që Aurelien Tçouameni mund të plotësonte atë rol. Ferland Mendi dhe Dani Karvahal në teori mund të ndihmojnë gjithashtu.

Pas fitores ndaj Villarrealit në të cilën Alaba u lëndua, u raportua se Los Blancos ishin të përkushtuar për të gjetur një zëvendësues në tregun e transferimeve të janarit. Megjithatë duket se diçka ka ndryshuar në 24 orët në vijim.

Sipas gazetës “Marca”, Reali nuk ka planifikuar të forcojë qendrën e mbrojtjes këtë vit ose verën e ardhshme dhe me marrëveshje të rëndësishme potenciale në horizont për Alfonso Dejvisin dhe Kilian Mbappe, ata nuk do të shkojnë në treg për të nënshkruar një zëvendësues.

Ky mund të jetë qëndrimi i klubit, por Karlo Ançelotti do të kishte çdo të drejtë të mërzitet disi nëse nuk vjen zëvendësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat