Pa fitues derbi i madh kroat, dy shqiptarë titullarë dhe një zëvendësues

Futboll

Pa fitues derbi i madh kroat, dy shqiptarë titullarë dhe një zëvendësues

Nga: K. Goca Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 19:17
Pamje nga ndeshja

Dinamo e Zagrebit dhe Hajduku i Spliti u përplasën në "Maksimir" por nuk solli fitues ky takim, duke përfunduar ashtu siç nisi me rezultat 0:0. 

Dy shqiptarë titullarë, kapiteni Arijan Ademi të Dnamo dhe reprezentuesi  Kosovës, Emir Sahiti të Hajduku.

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit në një atmosferë të zjarrtë, por sulmuesit nuk e patën mbrëmjen e tyre.

Sahiti është zëvendësuar në minutën e 83-të, ndërsa Leon Dajaku u aktivizua nga minuta e 29-të të Hajduku.

Derbin e përcollën mbi 20 mijë shikues.

Pas javës së 19-të elitës së futbollit kroat, Hajduku kryeson me 41 pikë, pasojnë Rijeka me 35, Dinamo 34 (dy ndeshje m pak), Osijeku 27, Gorica 27 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat