Nagelsmann: Presion i madh

Futboll

Nagelsmann: Presion i madh

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:53
Nagelsmann

Gjermania ka treguar probleme në miqësoret përgatitore të Euro 2024, por Julian Nagelsmann është optimist dhe beson se skuadra kombëtare do të jetë gati dhe në formë në qershor.

Organizatorët e Europianit janë pjesë e grupit A, aty ku do të kenë kundërshtarë Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën. Ndërkohë, Gjermania do të luajë në muajin mars dy miqësore luksi ndaj Francës dhe Holandës.

“Të mbash postin e trajnerit të Gjermanisë është një detyrë me përgjegjësi të madhe. E dija që nuk do e kisha të lehtë, por ka shumë entuziazëm dhe së bashku mund të arrijmë suksese.

Në moshën time është një privilegj i pabesueshëm të jem në krye të Kombëtares në një Europian që zhvillohet në shtëpinë tonë. E di se nuk do të përjetoj më kurrë si trajner këtë aventurë.

Presion ka, por presioni është diçka normale në futboll. Duhet të luajmë me gëzim të madh në ndeshjet që na presin”, thekson tekniku 36-vjeçar.

I cili ndalet edhe te rivaliteti i madh në portë, ndërkohë që shpreson të bindë Toni Kroos të rikthehet sërish në ekipin kombëtar.

“Manuel Neuer dhe Marc-Andre Ter Stegen janë të dy portierë të jashtëzakonshëm.

Marc është i dëmtuar për momentin për fat të keq, ndërkohë që Manu po bën shumë mirë pas rikthimit.

Titullar? Në fund ka rëndësi edhe suksesi i skuadrave respektive. Detyra ime si trajner është të zgjedh më të mirë, dhe të dy këta portierë janë shumë të mirë”, u shpreh trajneri i kombëtares gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat