​Newcastle-Milan, formacionet e mundshme

Futboll

​Newcastle-Milan, formacionet e mundshme

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 09:57
​Newcastle-Milan, formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “St. James Park” do të jetë nikoqir i derbit mes Newcastle United dhe Milanit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Situata në Grupin F ku gjenden këto dy skuadra është e ndërlikuar, ku Newcastle renditet në vendin e tretë me pesë pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e fundit.

E pozita e dytë, që momentalisht e okupon Paris Saint-Germain, është vetëm dy pikë larg, andaj pritet të jetë ndeshje e zjarrtë mes Newcastle dhe Milanit.

Newcastle duhet të fitojë sot dhe të shpresojë që PSG të humbas kundër Borussia Dortmundit për tu kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve, e njëjta gjë vlen edhe për Milanin.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Newcastle nuk do të paraqiten Anderson, Barnes, Botman, Burn, Manquillo, Murphy, Pope, Targett, Tonali dhe Willock, kurse te Milani mungojnë Caldara, Kalulu, Kjaer, Pellegrino, Sportiello dhe Thiaw.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Newcastle United (4-3-3): Dubravka; Trippier, Lascelles, Schar, Livramento; Joelinton, Guimaraes, Longstaff; Almiron, Isak, Gordon

Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Tomori, Hernandez, Florenzi; Loftus-Cheek, Reijnders, Musah; Chukwueze, Giroud, Leao

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat