Ndodh edhe kjo: Gjyqtari godet me thikë një futbollist gjatë një ndeshje në Argjentinë

Futboll

Ndodh edhe kjo: Gjyqtari godet me thikë një futbollist gjatë një ndeshje në Argjentinë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 22:34
Ilustrim

Një gjyqtar raportohet se e ka goditur me thikë një futbollist gjatë një ndeshje të grupmoshave në Argjentinë, në një përleshje që bëri që lojtari të shkojë në spital me një mushkëri të shpuar.

Gjyqtari Remigio Armoa raportohet se është arrestuar pasi ka goditur me thikë një lojtar gjatë një ndeshje në provincën e Misiones.

Ky incident tragjik ka ndodhur pas një përleshjeje që ndodhi mes lojtarëve të të dyja ekipeve, duke përfshirë edhe gjyqtarin.

Armoa më pas e nxori thikën dhe goditi njërin prej lojtarëve në gjoks. Viktima u rrëzua në fushë dhe më pas u nxor nga fusha me ndihmën e bashkëlojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat