Rikthehet Marash Kumbulla

Futboll

Rikthehet Marash Kumbulla

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:30
Kumbulla e Mourinho

Mbrojtësi i Romës dhe i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, po përgatitet mjaft mirë pas dëmtimit të rëndë që pësoi muaj më parë.

Qendërmbrojtësi kuqezi po stërvitej sërish me pjesën tjetër të skuadrës ditën e sotme, teksa Roma filloi përgatitjet për ndeshjen e ardhshme ndaj Fiorentina.

Megjithatë, Kumbulla pritet të jetë në dispozicion të plotë të Mourinhos në muajin janar.

Ndërkohë, Renato Sanches gjithashtu vazhdoi stërvitjen në grup dhe do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e Serie A të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat