Gattuso u druhet incidenteve

Futboll

Gattuso u druhet incidenteve

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:20
Gattuso

Gennaro Gattuso u bëri thirrje tifozëve të Olimpikut të Marsejës që të “mos bëjnë rrëmujë” nesër, në stadium, me rastin e ndeshjes së prapambetur në kampionat kundër Lionit.

Takimi i programuar për t’u luajtur më 29 tetor, u pezullua pas incidenteve të rënda në momentin kur skuadra e Lionit po i drejtohej stadiumit Velodrome.

Atë mbrëmje, autobusi i Lionit u shkatërrua pjesërisht nga gurët, ndërsa trajneri Fabio Grosso u plagos rëndë në fytyrë. Dëmtime patën edhe pjesëtarë të tjerë të ekipit të Lionit.

Skuadra mysafire do të prezantohet me një trajner të ri, duke qenë se italiani është shkarkuar, por ka nga ata që u frikësohen tensioneve, sidomos për shkak të vendimit për të mos luajtur me dyer të mbyllura.

“Duhet të jetë një ditë feste për tifozët tanë dhe jam i sigurt që do të jetë kështu – tha Gattuso -. Ata e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe e dinë që nuk duhet t’i prishin gjërat. Unë duhet të shpjegoj diçka, kam besim të madh tek ata”.

Trajneri italian komentoi gjithashtu shqetësimin për ndalimin total të tifozëve në transfertë, të ngritur dje nga ministrja e Sportit, Amelie Oudea Castera, pas serisë së fundit të incidenteve të rënda, veçanërisht pas vdekjes së një tifozi të shtunën e kaluar në Nantes.
“Do të ishte një humbje për futbollin. Por është normale që vendimet të merren kur ndodhin gjëra të tilla – t
ha Gattuso – Stadiumet nuk mund të jenë zona pa ligj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat