Kida: Kemi analizuar mirë Llapin

Futboll

Kida: Kemi analizuar mirë Llapin

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:50
Kida

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka thënë se Malisheva shfrytëzoi hapësirat që ua la Llapi në këtë ballafaqim.

“Ne kemi pasur ecuri të mirë të rezultateve.

Në ndeshjen me Ballkanin kemi marrë dy gola të lehtë. Kemi analizuar mirë Llapin dhe e kemi ditur se lë hapësira edhe në krah.

Kemi krijuar shumë raste, por shënuam një gol që mjafton për tri pikë. E kemi ditur që Llapi në Podujevë krijon shumë presion dhe ka energji, por lë shumë hapësira.

Fati nuk e deshi të shënojmë më shumë, ndoshta edhe për meritë të portierit Ilir Avdyli. Lojtarëve në pushim u thash që nuk mjafton një gol, por merita u takon atyre sepse ishin të disiplinuar në mbrojtje”, ka thënë Kida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat