Bernardeschi: Juventus? Më pëlqen Bologna

Futboll

Bernardeschi: Juventus? Më pëlqen Bologna

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 14:37
Bernardeschi

Ish-sulmuesi i Juventus, Federico Bernardeschi, i cili tashmë është pjesë e Toronto FC në kampionatin amerikan, ka vizituar së fundmi ish klubin e tij.

Në një prononcim për mediet, 29-vjeçari theksoi se do i pëlqente të luante për Bologna-n, por shtoi se për momentin i pëlqen jeta në Toronto.

“Këtë mëngjes (dje) vizitova Juventusin për të përshëndetur Allegrin, të gjithë ekipin dhe menaxherët.

E bëra edhe vitin e kaluar, sot nuk folëm për tregun e transfertave. Isha në stadium për të parë ndeshjen kundër Interit.

Isha i kënaqur që pashë disa ish-shokë të skuadrës përsëri dhe pashë stërvitjen. Chiesa ndihet më mirë si anësor sepse ai ka luajtur gjithmonë atje, atij i duhet ende kohë për të kuptuar lëvizjet si sulmues i dytë. A do të shkoja të luaja për Bologna-n?

Sigurisht që do të doja të punoja me Thiago Motta. Jeta është e mirë në Toronto.”– deklaroi Federico Bernardeschi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat