Onana i kthehet United, por Hojlund në dyshime

Futboll

Onana i kthehet United, por Hojlund në dyshime

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 19:21
Erik ten Hag

Andre Onana është gati të përballet me Evertonin, por Rasmus Hojlund është në dyshim, ka thënë trajneri i Manchester United, Erik ten Hag. 

Onana kishte pësuar një lëndim duke luajtur për Kamerunin javën e kaluar ndaj Mauritius në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës, ndryshe nga danezi i cili ishte lënduar me klubin dhe nuk kishte qenë në dispozicion të kombëtares për ndeshjet e vlefshme të kualifikimeve të Euro 2024. 

"Andre është mirë. Ai u aktivizua gjatë stërvitjes sot, kështu që është mirë. Rasmus po bën hapa shumë të mirë dhe ne do të duhet të presim deri nesër për të marrë një vendim përfundimtar", ka thënë Ten Hag.

Everton pret të dielën skuadrën e Manchester United në kuadër të xhiros së trembëdhjetë të Premier League. Aktualisht United është në vendin e gjashtë në tabelë me njëzet e një pikë, shtatë pikë prapa liderit Manchester City. Everton gjendet në vendin e parafundit me vetëm katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat