De Biasi për mediat italiane: I thashë Dukës që Shqipëria do të kualifikohej që kur u hodh shorti

Futboll

De Biasi për mediat italiane: I thashë Dukës që Shqipëria do të kualifikohej që kur u hodh shorti

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:13
De Biasi

Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi ka përgëzuar Shqipërinë për kualifikimin në Euro 2024.

Në një intervistë për “TuttoMercatoWeb.com”, ish-trajneri i skuadrës kombëtare madje thotë se e kishte parashikuar kualifikimin.

“Presidentit të Federatës, Duka, në shortin e Euro 2024, i pata thënë se me siguri do të kualifikohej, si e para ose e dyta e grupit. Mendoj se kam qenë një profet i mirë.

Është një skuadër e fortë që ka lojtarë interesantë, gjashtë apo shtatë prej tyre luajnë në Serie A, të tjerët nëpër Europë. Një skuadër me vlera teknike shumë interesante”, tha strategu italian.

Sa i përket skuadrës favorite për të fituar turneun që luhet në Gjermani, De Biasi veçon një: “Franca, është shumë e fortë, ka lojtarë me forcë fizike dhe cilësi teknike të jashtëzakonshme. Pastaj ka edhe atë djalin aty përpara (Mbappe) nuk është keq… Por ka edhe shumë skuadra të tjera dhe duhet parë si do të jetë gjendja e tyre në momentin kur do të luhet turneu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat