Duka: Endërr të hapim Europianin në Gjermani

Futboll

Duka: Endërr të hapim Europianin në Gjermani

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 12:39
Duka

Kombëtarja shqiptare mbërriti në Rinas në mesnatë, pas udhëtimit nga Moldavia.

Lojtarët dhe stafi patën një festë të shkurtër, ndërsa presidenti Duka shprehu një dëshirë për në Gjermani, Kombëtarja të hapë ndeshjen e parë në Euro2024.

Për herë të dytë në historinë e saj, skuadra kuqezi siguron një vend në finalet e një Kampionati Europian, duke u bërë pjesë e Euro 2024.

"Endërr të hapim Europianin në Gjermanisë", thotë Armand Duka, president i FSHFsë.

Të besuarit e Silvinjo morën atë që deshën nga transferta e Moldavisë.

Barazimi 1-1 i jep pikën që mbyll matematikisht kualifikimin me një raund përpara fundit të fushës eliminatore.

Shqipëria siguron finalet e Euro 2024, ndërsa ka një tjetër mision në ndeshjen e fundit.

Kundër Ishujve Faroe në Tiranë më 20 nëntor pritet festa e madhe, por edhe një fitore për të siguruar vendin e parë në Grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat