​“Ata duhet të mësojnë t’i respektojnë më të moshuarit”, Messi akuzon lojtarët e Uruguait

Futboll

​“Ata duhet të mësojnë t’i respektojnë më të moshuarit”, Messi akuzon lojtarët e Uruguait

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Lionel Messi ka folur për situatën e tensionuar që ai e kishte me lojtarët e Kombëtares së Uruguait.

Sot në mëngjes, Uruguai e mposhti Argjentinën me rezultat solid 2:0 si mysafirë, raporton KosovaPress.

Gjatë ndeshjes, superylli argjentinas, Lionel Messi kishte një përplasje jo të mirë me lojtarët e Uruguait.

Tani, Messi ka sqaruar këtë situatë, ku lojtarët uruguaian i cilësoi të rinj, duke thënë se ata duhet të mësojnë të i respektojnë më të moshuarit.

“Unë preferoj mos të them atë që e mendoj për disa gjeste. Por këta lojtarë të rinj duhet të mësojnë të respektojnë më të moshuarit”, tha Messi.

“Kjo ndeshje gjithmonë do të ishte me intensitet të lartë dhe e vështirë por gjithmonë me shumë respekt. Ata duhet të mësojnë paksa”, shtoi më tej Messi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat