Interi monitoron golashënuesin italian të Serie A

Futboll

Interi monitoron golashënuesin italian të Serie A

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 15:18
Andrea Coplani

Andrea Coplani është zbulimi i vërtetë i këtij sezoni në Serinë A, teksa me 6 golat e shënuar në 12 javët e para, është italiani që ka dërguar më shumë se kushdo topin në rrjetë.

Mesfushori i talentuar 24-vjeçar ka përfunduar në radarët e Interit, që vijon të mbajë në vëmendje futbollistët italianë dhe sheh te Colpani profilin e duhur për të sjellë në skuadër sezonin e ardhshëm.

Futbollisti luan me këmbën e majtë, ka një shtatlartësi për t’u konsideruar prej 1.84 metrash dhe mbi të gjitha, njeh mjaft mirë portën, çka po e konfirmon nga java në javë me finalizimet e tij.

Te Interi janë gati ta marrin në fund të sezonit, kur nga skuadra të largohet italiani tjetër Stefano Sensi dhe me shumë mundësi edhe holandezi Klaassen, megjithatë zikaltrit duhet të bëjnë llogaritë edhe me konkurrencën e Juventusit.

Ausilio po nxiton të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, duke i ofruar Monzës 20 milionë euro dhe huazimin e një apo dy të rinjve të talentuar, me shpresën që të kompletojë transferimin që në janar dhe më pas të lërë mesfushorin te skuadra nga Brianza deri në fund të sezonit .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat