I shpëtoi akuzave për përdhunim, ish-mbrojtësi nxjerr në shitje shtëpinë e tij

Futboll

I shpëtoi akuzave për përdhunim, ish-mbrojtësi nxjerr në shitje shtëpinë e tij

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 16:52
Mendi

Benxhamin Mendi përjetoi një situatë absurde para disa kohësh, ku u akuzua për përdhunim dhe kjo i shkaktoi burgosjen, por në fund të hetimeve ai doli i pafajshëm, gjithsesi i dërrmuar në shumë aspekte.

Në mes të korrikut, ish-mbrojtësi i Mançester Sitit u lirua nga të gjitha akuzat për përdhunim, por më pas  u gjend në një situatë të rënduar financiare , ndaj ai dhe vendosi të shesë vilën e tij.

Pas shmangies së telasheve me ligjin, mbrojtësi i majtë po përpiqet të rikuperojë të gjitha paratë që humbi, pasi kontrata e tij me Sitin  ishte “ngrirë” në verën e vitit 2021 kur u arrestua.

Sipas asaj që raporton “the sun”, francezi do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore në këtë drejtim, por derisa të marrë para nga klubi anglez, kërcënohet me falimentim për shkak të një borxhi prej një milion eurosh.

Prandaj Mendy ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Çeshire (Angli), për të cilën ai pagoi 5.5 milionë euro në vitin 2018. Fillimisht vendosi ta shesë për 5.75 milionë euro, por në mungesë të kërkesave futbollisti i Lorient tani ka bërë një zbritje prej 865,000 mijë euro, me çmimin aktual rreth 4.9 milionë euro.

Vila që kërkon të shesë Mendi ka gjashtë dhoma gjumi, një dhomë lojërash, një kinema, një pishinë të brendshme, një palestër, një spa dhe një sauna.

Bexhamin Mendi fitoi Kupën e Botës me Francën në 2018, kampion me Monakon, katër herë titullin në  Premier Ligë  dhe katër Kupa FA me Mançester Sitin.

Pasi u lirua nga akuzat për përdhunim, Mendi iu kthye përsëri futbollit dhe nënshkroi për Lorient në Francë, nga ku kërkon të ngrihet sërish si futbollit i klasit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat