Ramis është trajneri i ri i Espanyolit

Futboll

Ramis është trajneri i ri i Espanyolit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:38
Luis Miguel Ramis

Zyrtarizohet trajneri i ri i Keidi Bares!

Luis Miguel Ramis është trajneri i ri i Espanyolit.

Vetë skuadra katalanase e ka zyrtarizuar pasuesin e Luis Garcias.

Trajneri 53-vjeçar spanjoll nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit. Luis Miguel Ramis qenë pjesë e Tenerifes, Albacetes, Almerías dhe në nivelet e të rinjve të Realit të Madridit.

Espanyoli, ku luan edhe mesfushori kuqezi, Keidi Bare, zë vendin e pestë në La Liga 2, me 24 pikë, tri pas Sporting Gijónit, që mban vendin e dytë dhe ngjitet direkt në LaLiga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat