Juventusi fiton me golin e minutës 90+7

Futboll

Juventusi fiton me golin e minutës 90+7

Nga: K. G. Më: 28 tetor 2023 Në ora: 22:48
Andrea Cambiaso

Juventusi ka fituar me rezultat minimal (1:0) ndaj Veronës.

Dy gola të Juves u anuluan dhe të dyja të futbollistit Kean.

E para, në minutën e 13-të për shkak të pozitës jashtë loje.

E dyta, në minutën e 53-të, për shkak të një faulli.

Të dyja pas shikimit të sistemit VAR.

Juve fitoi me golin e minutës 90+7 falë golit të Andrea Cambiasos.

Juventusi kryeson me 23 pikë, pasojnë Interi me 22 pikë (një ndeshje më pak), Milani 21 (një ndeshje më pak), ndërsa Verona renditet në pozitën e 16-të me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat