Sulmuesi i Zvicrës njofton tërheqjen nga futbolli në moshën 33-vjeçare

Futboll

Sulmuesi i Zvicrës njofton tërheqjen nga futbolli në moshën 33-vjeçare

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:30
Zvicra

Sulmuesi i Zvicrës njofton tërheqjen nga futbolli në moshën 33-vjeçare!

Mario Gavranoviq ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.

33-vjeçari ka vendosur të mbyllë karrierën e tij, ndërsa ishte pa skuadër që nga muaji qershor, kohë kur mbylli bashkëpunimin me skuadrën turke të Kayserispor, ekip me të cilin u aktivizua në dy sezonet e fundit, 2021-2023.

Gavranoviq më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Lugano, Schalke 04, Mainz, Zurich, Rijeka dhe Dinamo Zagreb, ndërsa numëron edhe 41 paraqitje me përfaqësuesen e Zvicrës dhe 16 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat