Skandali i basteve, Aston Villa del me reagim zyrtar

Futboll

Skandali i basteve, Aston Villa del me reagim zyrtar

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 15:34
Zaniolo

Skandali i përfshirjes së Nicolo Zaniolos në baste vendosi në dyshim faktin nëse sulmuesi italian do të luante këtë fundjavë me Aston Villa-n apo jo.

Në një moment kur ende nuk është dhënë një penalizim zyrtar për Zaniolon, klubi i Premier League ka vendosur që ta ketë sulmuesin në ekip për ndeshjen e së shtunës kundër West Ham.

Në një deklaratë për mediet, Aston Villa bën me dije se Zaniolo është stërvitur rregullisht me skuadrën dhe se është i gatshëm për ndeshjen e fundjavës nga “The Hammers”.

“Aston Villa mund të konfirmojë se Nicolo Zaniolo po ndihmon Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) dhe autoritetet përkatëse në hetimin e aktiviteteve të supozuara të paligjshme të basteve.

Lojtari është takuar gjithashtu me drejtuesit e lartë të klubit. Zaniolo po stërvitet rregullisht me ekipin e parë dhe është në dispozicion për përzgjedhje përpara ndeshjes së kësaj fundjave kundër West Ham United.

Asnjë koment tjetër nuk do të bëhet nga klubi gjatë këtij procesi në vazhdim”-njofton Aston Villa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat