Spalletti i ashpër

Futboll

Spalletti i ashpër

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 16:29
Spalletti

“Tani mjaft, është ora për të luajtur fut boll!” Luciano Spalletti  duket qartë se është i prekur nga fakti që përpara ndeshjeve shumë të rëndësishme eliminatore, jo më shumë për Maltën sot, edhe pse nuk duhet bërë kurrsesi gabimi për ta nënvlerësuar, por për duelin direkt me Anglinë në “Uembli” shihet që të tradhtohet edhe nga dy prej “armëve” të tij më të rëndësishme si Sandro Tonali dhe Nikolo Zaniolo, të cilët kanë rezultuar të përfshirë në një rrjet bastesh ilegale.

Dhe duke njohur karakterin e Spaletit, trajneri i Italisë nuk është nga ata që e kafshon gjuhën, kur bëhet fjalë për drejtësi faktesh:

“Nuk dua të jem i vrazhdë, por do të jap vetëm një përgjigje për çështjen e basteve.

Nuk mund të ngecim në këtë histori, sepse në jetë ai që gabon duhet të paguajë dhe më pas të mos e përsërisë më.

Ne kemi një ndeshje përpara dhe kjo temë duhet të lihet jashtë. Kishim një ditë të tërë pikëllimi dhe reflektimi. Nuk kishim alternativë ndaj vendimit që morëm. Në këto situata ndiheni mirë në shtëpi.

Ishte e drejtë që djemtë u kthyen në familjet e tyre. Tani shpresojmë që ata të tregojnë mospërfshirjen e tyre dhe të kthehen së shpejti me ne. Edhe sepse Tonali dhe Zaniolo janë shumë të fortë dhe të rëndësishëm për këtë përfaqësuese. Duke punuar me Zaniolon dhe duke i larguar disa vese nga mënyra sesi e shihte ai futbollin, jam i bindur se Nikolo është i zoti që të largojë edhe vesin e tij.

Ne që merremi me futboll duhet të ndihemi të privilegjuar, pasi kemi plotësuar një ëndërr të vegjëlisë, por mbi të gjitha jetojmë shumë mirë në çdo aspekt, duke nisur nga ai financiar që na lejon të mos na mungojnë shumë gjëra.

Ndërkohë, në botë ka shumë fëmijë që jo vetëm nuk ia dalim të plotësojnë ëndrrën e tyre, por vuajnë, nga ushqimi e deri te fakti që nuk arrijnë dot objektivin e tyre.

Prandaj, le të nisim të bëhemi të fortë dhe të mendojmë që të mësojmë të japim shembullin çdo ditë, duke nisur nga ndeshja me Maltën, e cila duhet fituar me çdo kusht”, përfundoi Spalletti.

Ndërkohë, lidhur me formacionin anti-Maltë, Spaleti nuk ka dashur që të japë indicie.

“Nuk është se kam vendosu ende asgjë, por sigurisht që reflektoj gjithçka. Kieza është kthyer në shtëpi, pasi nuk mundëm ta rikuperonim dhe në vend të tij kam thirrur Stefan El Sharauin (sulmuesi i Romës), i cili do të na japë një dorë ndaj Maltës dhe Anglisë”, përfundoi trajneri i Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat