Koeman: Në futboll nuk ka asgjë të pamundur

Futboll

Koeman: Në futboll nuk ka asgjë të pamundur

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:29
Koeman

Pavarësisht mungesa të mëdha që kanë në organikën e tyre, “tulipanët” e Holandës do të përballen, mbrëmjen e kësaj të premteje, në “Johan Cruijff Arena” me “gjelat” e Francës, në sfidën e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Mirëpo, paçka se luan pa Depay, De Ligt e Gakpo, tekniku Ronald Koeman, duket tepër optimist për sfidën e mbrëmjes së sotme, teksa risjell në kujtesë fitoren e Neëcastle ndaj PSG, në UEFA Champions League dhe shton se në futboll nuk ka asgjë të pamundur.

“A jam i kënaqur me një barazim? Epo, nëse humbim tri shanse të mëdha, jo. Shumica e njerëzve presin që Franca të fitojë, kjo është e kuptueshme. Por kjo nuk do të thotë se suksesi ynë është i pamundur

Kemi disa mungesa, por situata as nuk krahasohet me atë çfarë ndodhi para përballjes në Paris. Kam 23 lojtarë gati dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Nuk mund të lejojmë të bëjnë ato gabime që ndodhën në Paris. Franca është një skuadër me shumë përvojë. Kanë sulmues që luajnë prej vitesh së bashku edhe pse janë të rinj në moshë. Por po, së fundmi pashë Neëcastle të mposhtë PSG-në. Kjo do të thotë se në futboll nuk ka asgjë të pamundur”,- u shpreh Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat