Dridhet futbolli italian

Futboll

Dridhet futbolli italian

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Seria A dhe futbolli italian pritet të tronditet edhe më shumë ditët në vijim për sa i përket skandalit të vënies së basteve nga futbollistët profesionist.

Tashmë nën hetim nga prokuroria dhe Federata Italiane e Futbollit janë 3 futbollistë: Fagioli, Tonali e Zaniolo.

E përditshmja italiane “La Republica”, sqaron se lista e futbollistëve të dyshuar mund të jetë më e gjatë, teksa hetimet vazhdojnë.

Në një server, ku është zbuluar një “chat”, figurojnë emra të shumtë futbollistësh, pa bërë me dije emra lojtarësh apo skuadrash.

Për momentin nuk ka prova konkrete, por thjesht mesazhe që duken provokuese dhe që mund të përfshijnë mjaft personazhe të tjerë.

Duket se futbolli italian do të pësojë një tjetër skandal bastes si ai i viteve ’80 edhe pse asokohe bëhej fjalë për trukim ndeshjes.

Ndërsa këtë herë kemi të bëjmë me vënie bastes në platforma jo të ligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat