Sulmuesi i Milanit përfshihet në aksident rrugor

Futboll

Sulmuesi i Milanit përfshihet në aksident rrugor

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:50
Milan

Sulmuesi i Milanit, Noah Okafor u përfshi në një aksident të vogël rrugor, teksa ishte pasagjer.

Siç raporton “SportMediaset”, ai ka pësuar një prerje të vogël në vetull dhe tashmë do të humbasë ndeshjen me Bjellorusinë, të planifikuar për më 15 tetor.

Kjo u vendos nga stafi mjekësor i Kombëtares së Zvicrës të cilët kanë sugjeruar që futbollisti të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që  plaga të shërohet më shpejt.

Okafor do të kthehet në “Milanelo” për tu stërvitur me shokët e tij nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli për të qenë i disponueshëm për ndeshjen e 22 tetorit kundër Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat