Selahi e Hoxha me Rijekën gjunjëzojnë Hajdukun e Sahitit! Ja formacionet

Futboll

Selahi e Hoxha me Rijekën gjunjëzojnë Hajdukun e Sahitit! Ja formacionet

Nga: K. Goca Më: 7 tetor 2023 Në ora: 20:54
Rijeka feston

Rijeka ka fituar derbin e madh kroat dhe ka marrë kreun e tabelës.

Rijeka para shikuesve të vet e ka gjunjëzuar me rezultat 1:0 Hajdukun e Splitit, në kuadër të javës së 11-të.

Një atmosferë madhështore, Rijeka ka triumfuar me golin e Jankoviqit që ka shënuar nga penalltia në minutën e 63-të. 

Lindon Sahiti u paraqit titullar dhe Veldin Hoxha nga minuta e 74-të për Rijekën dhe Emir Sahiri standard për Hajdukun.

Selahi u zëvendës në minutën e 86-të dhe Sahiti në atë të 78-tën.

Rijeka kryeson me 22 pikë, duke lënë pas Hajdukun me 21 dhe Dinamon (2 ndeshje me pak) 16, Osijeku 15 pikë etj. 

Rijeka - Hajduku 1:0

Rijeka: Labroviq, Smolçiç, Dilaver, Mitroviq, Goda, Selahi (Radeliq 86’), Jankoviq, Pashaliq (Yansane 74’), Fruk (Hoxha 74’), Pjaca dhe Ivanoviq (Banda 78’).
Hajduku: Luçiç, Moufi (Sigur 72’), Sharlija, Elez, Melnjak, Kalik (Trajkovski 46’), Zhaper, Benrahou (Dolçek 72’), Krovinoviq (Çuiç 84’), Sahiti (Odjidja-Ofoe 78’) dhe Livaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat