Nuk e fsheh gëzimin për Brojën

Futboll

Nuk e fsheh gëzimin për Brojën

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:00
Mauricio Poçetino e Atmando Brojës

Mauricio Poçetino është i kënaqur për rikthimin e skuadrës së tij te fitorja dhe për Armando Brojën, i cili shënoi golin e parë pas gati një viti.

“Është e rëndësishme për ne që ndërtuam besimin tonë.

Ndeshja ishte shumë e mirë.

Jam shumë i lumtur për lojtarët dhe morëm atë që merituam.

Goli i parë i Mudrik? Është shumë e rëndësishme për sulmuesit që të shënojnë.

Ai luajti shumë mirë. Ishte i pafat në pjesën e parë, ndjeu diçka, por nuk është një problem dhe do të jetë gati për fundjavën.

Jam shumë i lumtur për të dy shënuesit. Jam i kënaqur edhe për Brojën, i cili kishte munguar për një kohë të gjatë”.

Tekniku argjentinas, i cili arriti fitoren e parë në stolin e Çelsit në transfertë nuk kërkon të gjejë justifikime për krizën në të cilën ndodhet skuadra: “Në çdo skuadër që ka probleme të mëdha me dëmtimet si ne, rezultatet mund të mungojnë. Por ne nuk jemi përpjekur që ta përdorim këtë si një justifikim.

Kjo është një skuadër e shkëlqyer dhe shumë e talentuar. Ne jemi në një proces ndërtimi. Ky është një projekt që mendoj se do të dojë dy vite për të mbërritur deri në fund. Shpresojmë që kjo fitore të jetë pika e kthesës dhe të vijojmë të rritemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat