Spalletti: Mësimet e marra këtu më sollën parajsën për së gjalli

Futboll

Spalletti: Mësimet e marra këtu më sollën parajsën për së gjalli

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 14:30
Spalletti

“Kur kanë nevojë për mua në Coverciano, unë gjithmonë them po”. Kështu e nisi fjalën e tij trajneri Luciano Spalletti, duke hapur mësimin për kurset e drejtorëve sportivë dhe trajnerët e UEFA Pro, si dhe kreu i delegacionit italian, Gianluigi Buffon, një drejtor sportiv aspirant.

“Këtu mësova shumë gjëra dhe kalova shumë kohë.

Pa mësimet e marra këtu nuk mund të isha në parajsë për së gjalli.

Të jesh trajner është pozicioni më i lartë në historinë time si profesionist”, – nënvizoi Spalletti. Kursi UEFA Pro përfaqëson nivelin më të lartë të trajnimit për një trajner dhe i mundëson atij të drejtojë çdo ekip, përfshirë ato që marrin pjesë në kampionatet e Serie A dhe Serie B.

Kjo është lista e plotë e studentëve të Spallettit, sipas rendit alfabetik: Giancarlo Borhy, Gianluigi Buffon, Leonardo Calistri, Isabella Cardone, Marta Carissimi, Luca Carra, Manuela De Luca, Mario Donadoni, Vincenzo Ercolano, Antonio Fallarino, Enrico Fasano, Orazio Fileti, Nicola Franchini, Leonardo Gabbanini, Vincenzo Grella, Nicola Legrottaglie, Alessio Luccarelli, Sandro Macerata, Andrea Manno, Gianmarco Marino, Mario Marzetti, Roberto Massaro, Daniele Emilio Massaro, Matteo Alfredo Mavilla, Giovanni Mazzarelli, Marco Mercuri, Simone Missiroli, Matteoguido Orlandini, Agostino Pagliarulo, Giuseppe Pardeo, Fabrizio Pasqua, Alessandro Pettinà, Luca Pollice, Simone Reposi, Simone Ricchio, Beatrice Riva, Lorenzo Salvadori, Danilo Sancamillo, Manuel Scalese, Andrea Scarpellini, Paolo Scriboni, Villa Serrapneet, Matteo, Matteo Carlo Maria Zerminiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat