Gostivari barazon me Shkëndijën

Futboll

Gostivari barazon me Shkëndijën

Nga: K. G. Më: 1 tetor 2023 Në ora: 15:58
Pamje nga ndeshja

Gostivari ka befasuar për të mirë në duel me Shkëndijen e Tetovës, duke barazuar me rezultat 2:2 në takimin  e javës së 9-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija humb kreun e tabelës, duke e marrë Shkupi pas fitores me rezultat 2:0 ndaj Struga Trim Lum.

Gostivari kaloi në epërsi në minutën e 12-të me golin e Atiemven, ndërsa Totre ka barazuar nga penalltia në minutën e 24-të.

Në fund të pjesës së parë Potuk shënon për 2:1 në favor të Gostivarit.

Në minutën e 89-të, Cake ka barazuar rezultatin 2:2.

Shkupi kryeson me 18 pikë, duke lënë pas Shkëndija me 17, Sileksin 16, Struga TL 15 pikë etj. dhe Gostivari zë pozitën e 11-të me 7..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat