United projekton rikthimin e bujshëm

Futboll

United projekton rikthimin e bujshëm

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:35
Andre Onan

Andre Onana nuk po i mbush pritshmëritë te Manchester United, edhe pse sezoni është i gjatë.

Dhe portieri kamerunas, njësoj si lojtarët e tjerë të skuadrës së Erik ten Hag pritet të përmirësohen me kalimin e ndeshjeve.

Gjithsesi, presioni është i madh dhe në “Old Trafford” presin suksese e trofe. Dhe askush nuk e ka të sigurt postin e tij. Onana duhet të rikthehet portieri që ishte tek Interi.

Gafat e kryera në Premier dhe Champions League, nuk duhet të përsëriten më. Nëse afrikani vazhdon me oshilacione, drejtuesit e klubit historik anglez janë gati të sigurojnë një tjetër “gardian” në merkaton e janarit.

Nga Spanja shkruajnë se objektivi i madh është Jan Oblak, portieri slloven i Atletico Madrid. Por tek United do e kenë të vështirë të bindin “Colchoneros” të heqin dorë nga një nga pikat më të forta të skuadrës së Diego Simeones.

Opsioni tjetër është David De Gea. Spanjolli u largua në verë nga United pas 12 viteve si “Djall i Kuq”, ndërkohë që është pa skuadër. Pasi nuk ka arritur të firmosë me një klub të madh.

Rikthimi i tij, edhe pse i vështirë për t’u besuar, mund të ndodhë pak muaj më vonë. Por gjithçka varet nga ecuria dhe paraqitjet e Andre Onanas, për të cilin sfidat e radhës janë vendimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat