​Musiala synon Topin e Artë

Futboll

​Musiala synon Topin e Artë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 09:48
​Musiala synon Topin e Artë

Ylli i Bayern Munichut, Jama Musiala ka treguar ambiciet e tij në një intervistë për “SportBild”.

Musiala ka thënë se dëshiron që pas dy vitesh të jetë në nivelin më të lartë si futbollist, ndërsa nuk hezitoi që të zbulojë idenë për ta fituar “Topin e Artë”.

“Brenda një ose dy vitesh, unë dua që të jem në nivelin më të lartë të mundshëm. Unë dua të jem njëri nga lojtarët më të mirë në botë, është plani im dhe synimi. Kjo është ideja ime, unë shpresoj që të garojë për Topin e Artë”, tha Musiala.

Këtë sezon, Musiala ka arritur të bëjë pesë paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar vetëm një asistim mbi emrin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat