Tuchel: Bayern i shkëlqyer, ishim shumë lart

Futboll

Tuchel: Bayern i shkëlqyer, ishim shumë lart

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:32
Harry Kane dhe Thomas Muller

Një fitore e thellë e Bayernit në Bundesliga, nuk është diçka e rrallë dhe e veçantë.

Bavarezët i përsëritin herë pas here triumfet me goleada në Gjermani.

Njësoj ndodhi të shtunën përballë Bochumit, rival të cilin djemtë e Thomas Tuchel e mposhtën 7-0.

Sfidë ku Harry Kane gjeti tregolëshin e parë si bavarez, ndërkohë që dhuroi edhe dy asiste.

7 gola në 5 ndeshjet e para në Bundesliga për bomberin anglez, i cili thyen rekordet e Gerd Muller (1965), Miroslav Klose (2007) dhe Mario Mandzukic (2012).

Trajneri Thomas Tuchel u shfaq i lumtur pas ndeshjes, teksa në analizën e tij deklaroi se çfarë i pëlqeu më shumë nga skuadra.

”Jam shumë i kënaqur me qëndrimin e skuadrës dhe mënyrën se si e trajtuan ndeshjen.

Hodhëm një hap të qartë përpara. Ne luajtëm drejtpërdrejt dhe me shpejtësinë e duhur.

Ishte një performancë e nivelit të lartë, një paraqitje e shkëlqyer ekipore”, deklaroi trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat