Nesër nis edicioni i ri 2023/24 i Kupës së Maqedonisë

Futboll

Nesër nis edicioni i ri 2023/24 i Kupës së Maqedonisë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Nesër do të nis edicioni i ri i Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Në xhiron e parë të këtij kompeticioni, do të jenë të lira ekipet që vitin e kaluar luajtën në gjysmëfinale dhe finale si Makedonija Gjorce Petrov, Struga Trim Lum, Shkëndija dhe Sileksi, ku edicionin e sivjetshëm do ta nisin direkt nga 1/8 e finales.

Ndërkohë ditën e nesërme do të zhvillohet plot 12 sfida, në mesin e tyre do të ketë përballje si Shkupi – Konjare, Bellasica – Gostivari, Besa – Vardari, Vëllazërimi – Pelisteri, Bashkimi – Skopje e Arsimi – Tikveshi.

Të gjitha sfidat do të luhen nesër, duke nisur nga ora 15:00, ndërsa kualifikuesi për në raundin e radhës përcaktohet me një ndeshje, ku në rast barazimi, fituesi vendoset direkt përmes penalltive,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat