Klubi i tre shqiptarëve në Serie A shkarkon trajnerin

Futboll

Klubi i tre shqiptarëve në Serie A shkarkon trajnerin

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 12:50
Paolo Zanetti

Disfata 7-0 ndaj Romës, por edhe starti në përgjithësi i dobët i Empolit në këtë fillim të sezonit bën që drejtuesit të shkarkojnë nga posti i trajnerit, Paolo Zanettin.

Skuadra është aktualisht në vendin e fundit dhe me 0 pikë pas katër javësh kampionat, ndaj drejtuesit e panë të arsyeshme të reagojnë para se të jetë vonë.

Ekipi në të cilin aktivizohen edhe tre futbollistë shqiptarë duke nisur me Etrit Berishën, Ardian Ismajlin dhe Stiven Shpendin, pritet t’i besohet Aurelio Andreazzoli. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për Empolin duke qenë se e ka drejtuar këtë skuadër edhe në dy periudha të mëparshme, e fundit gjatë sezonit 2021/2022.

Ndeshja e radhës për Empolit ajo në shtëpi ndaj Interit ku do të kërkohet reagimi për t’i dhënë një tjetër fytyrë sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat