Trajneri i kombëtares së Indisë e bëri 11-shen me një astrolog

Futboll

Trajneri i kombëtares së Indisë e bëri 11-shen me një astrolog

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:57
Igor Stimach

Në Indi shkruhet se trajneri i kombëtares së futbollit të këtij vendi aziatik përzgjodhi 11-shen sipas asaj që i tha një astrolog!

Sipas “Indian Express”, Igor Shtimac, trajner i kombëtares indiane, ishte duke u konsultuar me një astrolog, të cilin e takoi përmes një anëtari të Federatës, për të ndërtuar 11-shin që do të luante.

Madje, media në fjalë ka në duar mesazhe që Stimac i ka shkëmbyer me astrologun para ndeshjes me Afganistanin për eliminatoret e Kupës së Azisë.

Në ndeshjen në fjalë, astrologu ka pasur kundërshtime për dy nga njëmbëdhjetë lojtarët në formacionin startuese. Së fundi, vlen të theksohet se me ndihmën e... yjeve, India fitoi 2-1 në këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat