Pse Milani e fiton derbin?

Futboll

Pse Milani e fiton derbin?

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 14:51
Kevin Princ Boateng

I intervistuar nga mikrofonat e “Sky Sport”, Kevin Princ Boateng ka folur për derbin e shumëpritur mes Interit dhe Milanit.

Sipas ish-lojtarit të kuqezinjve, do të ishte ende herët për të përcaktuar një favorit, por të dyja skuadrat kanë bërë një merkato të shkëlqyer.

“Mendoj se të dy (Milani dhe Interi) bënë mirë dhe blenë lojtarët e duhur.

Sigurisht që do të jetë një ndeshje shumë, shumë interesante: megjithatë, gjithmonë mbështes Milanin. Është shumë herët për të thënë nëse ka një favorit: Mbetem gjithmonë milanist.

Kuqezinjtë bënë një merkato të shkëlqyer duke nënshkruar me lojtarët që nevojiteshin.

Ata po luajnë futboll të madh, siç mund ta shihni”, deklaroi Boateng i cili pak javë më parë deklaroi edhe tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat