Nga Weah te Romario, ish-futbollistët e mëdhenj që u futën në politikë

Futboll

Nga Weah te Romario, ish-futbollistët e mëdhenj që u futën në politikë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 23:01
Romario e Bebeto

Nga Weah te Romario, ish-futbollistët e mëdhenj që u futën në politikë

Nga Weah te Romario, ish-futbollistët e mëdhenj që u futën në politikëNga Weah te Romario, duke kaluar nga Shevchenko dhe shumë nga kampionët e botës në 1982

Ndërkohë që lajmet e zhurmshme për një kandidat të mundshëm si Gabriel Omar Batistuta për kryebashkiak të Firences po qarkullojnë, bëhet pothuajse e pashmangshme rishikimi i karrierave të atyre ish-futbollistëve të mëdhenj, të cilët, pasi varën këpucët, vendosën të provonin rrugën e politikës. Jo të gjithë me të njëjtin fat.

Mes tyre nuk ka vetëm kryebashkiakë, por edhe senatorë, këshilltarë bashkiakë e deri te kryeministra. Këtu janë disa nga më të rëndësishmit.

George Weah

Ish-sulmuesi i Milan, fitues i Topit të Artë në vitin 1995 ishte senator për zonën e Montserrado, në Liberi, nga viti 2015 deri në 2018 dhe që nga janari i atij viti ai u zgjodh presidenti i 25-të i vendit të tij të origjinës.

Gianni Rivera

Legjenda e Milanit, Topi i Artë 1969, ai pati një karrierë të gjatë në politikë. Deputet nga viti 1987 deri në 2001 në katër legjislatura të ndryshme. Sekretar ndërmjet viteve 1995 dhe 1996; nënsekretar në Ministrinë e Mbrojtjes nga viti 1996 deri në vitin 2001. Eurodeputet nga 2005 deri në 2009.

Romario

Aktualisht senator për Rio de Zhaneiro, kampioni i botës 1994 me Seleçaon. Ishte gjithashtu deputet federal për shtetin e kariokës (nga 2011 deri në 2015) dhe, nga 2021 në 2023, ai ishte nënkryetar i dytë i senatit federal të Brazilit.

Bebeto

Ashtu si “binjaku” në kombëtaren e Brazilit, edhe ai u zgjodh deputet federal për shtetin e Rio de Zhaneiros në zgjedhjet e vitit 2010 dhe mbajti postin për tre mandate radhazi.

Pele

Midis shumë posteve institucionale të mbajtura pas përfundimit të karrierës së tij, O Rey ishte gjithashtu Ministër i Sportit në qeverinë braziliane midis 1995 dhe 1998.

Cuauthemoc Blanco

Legjenda e futbollit meksikan, që nga viti 2018 është president i shtetit Morelos.

Hakan Sukur

Në vitin 2011, ish-lojtari i Interit u zgjodh deputet në Parlamentin turk, por dha dorëheqjen në vitin 2013 pas prishjes së marrëdhënieve mes presidentit Erdogan dhe Fetullah Gulen. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2015 dhe ka qenë de fakto në mërgim që nga viti 2016, pasi ndaj tij u lëshua një urdhër arresti në lidhje me tentativën për grusht shteti që ndodhi atë vit.

Giulio Ebagua

Karriera e gjatë mes Serisë B dhe Serisë C, me një eksperiencë shumë të shkurtër në Serinë A te Catania. Që nga viti 2021 ai është këshilltar komunal në Varese.

Alessandro Altobelli

Një nga bomberat më pjellorë në historinë e Interit, në vitin 1991 ai u zgjodh këshilltar bashkiak në Brescia, ku më pas mbajti edhe postin e këshilltarit për sportin.

Massimo Mauro

Fitues i dy kampionateve me Juventusin dhe një Superkupe me Napolin, ka qenë deputet nga viti 1996 deri në vitin 2001 dhe në vitin 2006 është zgjedhur edhe këshilltar bashkiak në Torino.

Politikanët e munguar

Shumë ish-futbollistë të mëdhenj kanë tentuar pa sukses një karrierë politike: më të fundit janë Salvatore Bagni dhe Riccardo Zampagna, kandidatë për këshilltarë përkatësisht në Quarto dhe Terni, por duhet të mbahet mend edhe Marco Tardelli, Paolo Rossi, Ciccio Graziani dhe sigurisht Andryi Shevchenko, i cili nuk arriti të kalojë pragun në zgjedhjet e vitit 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat