“Tifozat Kuq e Zi” shkruajnë për suksesin e Ballkanit

Futboll

“Tifozat Kuq e Zi” shkruajnë për suksesin e Ballkanit

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 14:11
Ballkani

FC Ballkani ia doli që për të dytin vit radhazi të sigurojë kualifikimin për në grupet e Ligës së Konferencës.

Arritjes së madhe të kampionëve të Kosovës u janë gëzuar edhe “Tifozat Kuq e Zi”.

“TKZ” vlerësojnë se Ballkani është dëshmi që sukseset e mëdha mund të arrihen me vendorë.

Ata gjithashtu uruan suksese për suharekasit në vazhdim.

“Urime FC Ballkani nga Suhareka, ekipit shqiptar që po korr suksese në arenën ndërkombëtare të futbollit, duke shkruar kapituj të rinj dhe të artë.

Kualifikimi në fazën e grupeve të “Conference League” me lojtarë nga çdo cep i trevave shqiptare për të dytin vit radhazi, është dëshmi që suksesi mund të arrihet me “produkte” vendore kur në krye të ekipit ke profesionistë të vërtetë.

Kjo arritje e bën krenare jo vetëm Suharekën, por gjithë shqiptarinë! Shumë suksese në vazhdim!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat