Kapiteni i ekipit të Premier goditet me grushte e shishe

Futboll

Kapiteni i ekipit të Premier goditet me grushte e shishe

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:46
Pamhe nga rrahja

Kapiteni i skuadrës së Newcastle, Jamaal Lascelles, është goditur me grushte dhe shishe gjatë një zënke që ka ndodhur disa ditë më parë.

Ai është përfshirë në një sherr masiv me disa kriminelë, që e kanë kërcënuar me pistoletë se do ta qëllonin.

Lajmi konfirmohet nga mediat britanike, që thonë se incidenti ka ndodhur të nesërmen e humbjes që Newcastle pësoi ndaj Manchester City në Premier League.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dalje një lokali të njohur.

Agresorët kanë plagosur fillimisht të vëllanë e lojtarit, ndërsa një mik i tyre ka përfunduar në tokë pa ndjenja. Kjo ndodhi në momentin që ata largoheshin nga një klub nate në Chinawihte, në Newcastle.

Në këto momente ka ndërhyrë lojtari i “bardhezinjve”, që ka mbrojtur vëllanë e tij.

Por edhe Lascelles është goditur nga agresorët dhe ka pësuar dëmtime në vesh.

Në fund, personat kanë kërcënuar me pistoletë kapitenin e Newcastle, që ka njoftuar policinë për incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat