Kaos në Spanjë

Futboll

Kaos në Spanjë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:19
Skandali i Luis Rubiales

Sulmuesi i skuadrës spanjolle të meshkujve, Borja Iglesias, ka lënë futbollin ndërkombëtar në shenjë proteste kundër presidentit të federatës, Luis Rubiales.

Sulmuesi i Real Betis, 30, shkoi në Twitter për të njoftuar dorëheqjen e tij tronditëse për të qëndruar në solidaritet me ekipin e femrave.

Iglesias shkori në Twitter: “Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer.

“Si futbollist dhe si person nuk ndihem i përfaqësuar nga ajo që ndodhi sot në Ciudad del Fútbol de Las Rozas. Më duket për të ardhur keq që ata vazhdojnë të bëjnë presion dhe të fokusohen te një kolege.

“Veshja e fanellës së kombëtares spanjolle është një nga gjërat më të mëdha që më ka ndodhur në karrierën time.

“Nuk e di nëse në një moment do të jem sërish në dispozicion, por kam marrë vendimin që të mos kthehem në kombëtare derisa gjërat të ndryshojnë dhe ky lloj akti të mos mbetet pa u ndëshkuar.

“Për një futboll më të drejtë, më human dhe më të denjë”.

Vendimi i Igelesias vjen pasi presidenti i RFEF, Rubiales refuzoi të jepte dorëheqjen pas sjelljes së tij të pashpjegueshme në finalen e Kupës së Botës për femra.

FIFA hapi një procedim disiplinor për situatën të enjten.

Lojtarë të ndryshëm, politikanë dhe klube të La Liga-s kërkuan publikisht largimin e Rubiales dhe e kritikuan atë.

Rubiales, në një konferencë për shtyp mëngjesin e sotëm, tha: “Nuk po jap dorëheqjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat