Probleme te Napoli

Futboll

Probleme te Napoli

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:20
Napoli

Probleme te Napoli në prag të nisjes së sezonit të ri në Serie A.

Kampionët e Italisë e nisin mbrojtjen e titullit të shtunën në transfertë kundër Frosinones.

Trajneri Rudi Garcia ka marrë një lajm të keq përpara debutimit të tij në pankinën e skuadrës së Napolit.

“Ylli” i skuadrës, Kvicha Kvaratskhelia ka humbur ndeshjen me Frosinonen si pasojë e problemeve muskulore.

Trajneri Garcia nuk dëshiron të rrezikojë sulmuesin gjeorgjian, i cili pritet të rikthehet për sfidën e dytë të kampionatit.

Atë përballë Sassuolos së Nedim Bajramit, e programuar të zhvillohet në “Diego Maradona” në datën 27 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat