Lajm i keq për Xavin

Futboll

Lajm i keq për Xavin

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 14:48
Ronald Araujo

Lajm i keq për Xavi Hernandezin. Barcelona ka bërë të ditur se Ronald Araujo është dëmtuar dhe se do të mungojë në ndeshjen e kësaj të diele kundër Cádizit, që do të luhet në stadiumin Olimpik, për javën e dytë të La Ligas.

Futbollisti i përfaqësueses uruguaiane ka probleme me bicepsin femoral të këmbës së majtë.

Araujo ishte mbrojtësi i djathtë titullar për Xavin, i cili tashmë pret ta përforcojë atë pozicion në pjesën e mbetur të merkatos.

Në rolin e mbrojtësit të majtë mund të zhvendoset Koundé, por për francezin nuk është pozicioni i tij i preferuar.

Mungesa këtë të diel e futbollistit uruguaian, i cili u dëmtua në seancën e mëngjesit të sotëm, është një problem serioz për Xavin, pasi Araujo konsiderohet lider i padiskutueshëm në prapavijë.

Përveç Araujos, do të mungojë për arsye pezullimi Raphina, i ndëshkuar me karton të kuq në sfidën hapëse ndaj Getafes.

Barcelona nuk e ka bërë të ditur kohën që i duhet mbrojtësit për t’u riaftësuar, megjithatë te Barça janë të përgatitur për mungesën e tij disajavore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat