Arrestimi i tifozëve të Dinamo Zagrebit, presidenti kroat: Po trajtohen sikur të ishin robër lufte

Futboll

Arrestimi i tifozëve të Dinamo Zagrebit, presidenti kroat: Po trajtohen sikur të ishin robër lufte

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 14:11
Tifozët

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka deklaruar se autoritetet greke po i trajtojnë 100 tifozët e Dinamo Zagrebit sikur të ishin robër lufte.

Ai është shprehur se tifozët janë shpërndarë nëpër burgje për t’u rrahur dhe dhunuar.

Huliganët kroatë u arrestuan pas trazirave që shkakun në Athinë ku u vra 29-vjeçari grek, Michalis Katsouri.

Presidenti kroat argumentoi se ky qëndrim i autoriteteve  greke nuk ka të bëjë fare me ligjin, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Ligji nuk respektohet.

Ata i trajtojnë këta njerëz si robër lufte. Po të isha kryeministër do të mendoja se çfarë mund të bëja.

Nuk është e thjeshtë. Duket si ligji i luftës. Ata trajtohen si një robër lufte”, theksoi Milanoviç.

Më pas shtoi: “Nuk mund të mbash pesë ditë në burg 100 persona. Këto pesë ditë ju japin mundësinë të mësoni se çfarë ka ndodhur dhe përveç kësaj ata janë qenie njerëzore dhe qytetarët tanë kanë të drejta njerëzore, por tifozët kroatë trajtohen si dëmtues në Greqi.

Nuk ka të bëjë me demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut . Nëse ky është sot Bashkimi Evropian, më mirë të mos e kemi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat