E ardhmja e Joao Felix

Futboll

E ardhmja e Joao Felix

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:38
Felix

Në të gjitha miqësoret parasezonale të Atleticos së Madridit, Diego Pablo Simeone nuk i dha asnjë minutë portugezit Joao Felix.

Pavarësisht fjalëve vlerësuese të trajnerit argjentinas, Felix po del gjithnjë e më shumë jashtë planeve të “Los Colchoneros”, të cilët megjithatë e kanë të vështirë t’i gjejnë strehim të ri.

Pikërisht për këtë, shkruan prestigjiozja “As”, duke theksuar se Atletico duket se po bindet një marrëveshje të re huazimi, për të kursyer rrogën dhe më pas për t’u hedhur në treg për një mesfushor cilësor.

Barcelona nuk është më një opsion, ose në çdo rast është një hipotezë e largët.

Deri më sot, e vetmja rrugë që mund të ndiqet është ajo e rikthimit te Benfica, klub ku shpërtheu lojtari i ditëlindjes ’99.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat